Site icon Telegrafi

Futbollisti që po lufton me kancerin futet në fushë në ndeshje Ajax – Excelsior, ai u duartrokit në një tunel të krijuar nga dy skuadrat

Lojtarët e Ajaxit iu bashkuan atyre të Excelsior Massluis për të pritur hyrjen në fushë të një lojtari kundërshtar që po lufton me kancerin në ndeshjen e Kupës së Holandës.

I riu i Excelsior, Devin Plank, u diagnostikua me një tumor kanceroz në fibulën e tij gati një vit më parë dhe nuk kishte luajtur që nga tetori i vitit 2020 – derisa u fut në minutën e fundit si zëvendësues në humbjen 9-0 të skuadrës së tij kundër gjigantëve Eredivisie të enjten.

Momenti emocional ndodhi në fundin e ndeshjes kur Plank hyri në fushë me të 22 lojtarët që qëndronin pranë vijës për ta mirëpritur atë në paraqitjen e tij të parë që nga kur mësoi për sëmundjen.

Sulmuesi 20-vjeçar u njoftua për herë të parë për tumorin në fillim të vitit të kaluar, pasi u shtrua në spital me dhimbje në këmbë. Mjekët e diagnostikuan atë si një tumor malinj dhe Plank i është nënshtruar kimioterapisë që atëherë.

Kur Excelsior u shortua kundër Ajaxit në Kupën e Holandës, klubi i tij e pa atë si fazën perfekte për ta mirëpritur atë në lojë – me mjekët që këshilluan një maksimum prej dy minutash në fushë për të mos ndikuar në rikuperimin e tij.

Edhe pse 20-vjeçari ishte në fushë për disa minuta, Plank e përshkroi ndjenjën si ‘momentin më të mirë të jetës së tij’.

“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer në fushë, edhe pse ishte një kohë e shkurtër. Ishte një moment i paharrueshëm”.

“Ne kishim bërë tashmë katër ndryshime dhe mendova se nuk do të luaja. Fatmirësisht trajneri nuk më harroi. Unë jam duke punuar çdo ditë për t’u kthyer. Shpresoj të kem përsëri shumë minuta sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë ai për ESPN pas ndeshjes.

Larg gjestit prekës, Ajax fitoi me rezultat 9-0 për të arritur në çerekfinale të Kupës së Holandës. /Telegrafi/

Exit mobile version