Site icon Telegrafi

Futbollisti profesionist gjerman shkoi në Dubai për pushime, përfundoi në burg dhe mbeti për 10 muaj atje

Futbollisti profesionist gjerman Nino Miotke nuk mundi të largohej nga Dubai për dhjetë muaj pasi shkoi me pushime me shokun e tij të skuadrës Gilian Jurcher në dhjetor 2021. Ajo që pasoi pas ditës së tretë ishte historia e trishtueshme që Miotke përjetoi dhe tregoi për “Bild”.

Në të tretën nga nëntë ditët e planifikuara të pushimit, Miotke dhe shoku i tij shkuan në një klub nate.

“Sapo kishim porositur një pije kur shpërtheu një zënkë. Problemi ynë ishte se ishim ulur mes dy palëve kundërshtare. Karriget po fluturonin dhe ishte kaos total”, ka treguar fillimisht Miotke.

Në gjithë kaosin që ndodhi, dikush nxori një thikë dhe një person u ther dhe Moitke dhe Jurcher u larguan me nxitim nga diskoteka dhe morën një taksi.

Tronditja erdhi në ditën e nisjes në shtëpi. Miotke nuk u lejua të fluturonte, ndërsa Jurcher po.

“Kur vendosa pasaportën time në skaner, ajo u ndez me ngjyrë të kuqe – edhe herën e dytë dhe të tretë. Në fillim më thanë se do të mund të fluturoja së shpejti, por papritmas dy policë më dolën përpara dhe më prangosën”, vazhdon rrëfimin e tij futbollisti.

Arsyeja e arrestimit ishte se ai po hetohej. Moitke kaloi një javë në burg pa e ditur saktësisht pse. Vetëm më vonë ai zbuloi se arsyeja ishte ajo natë në diskotekë.

Pas kësaj, Miotke ka qëndruar në hotel dhe ka kërkuar një avokat dhe një përpjekje e re për t’u larguar nga vendi më 2 shkurt, por ka dështuar për shkak të “dëmtimit të pronës”.

Në mars, ai gjeti një apartament me ndihmën e klubit të tij aktual TSV Steinbach. Megjithatë, policia dhe avokatët e vonuan rastin e tij.

Gjyqi filloi në mes të korrikut dhe Miotke refuzoi të pranonte fajin.

Më në fund, më 4 gusht, ai u lirua dhe avokati i tij i tha se duhej të priste vetëm dy javë për të parë nëse prokuroria publike kishte kundërshtime.

Pasuan tre javë të tjera negociatash dhe ai mori lejen për t’u kthyer në shtëpi vetëm në mes të tetorit. Me kaq nuk mbaruan hallet e tij, sepse në aeroport iu desh të paguante 8 mijë euro për shkak të vizës së skaduar dhe bagazhit të tepërt, por më në fund arriti të kthehej në Gjermani.

Në përgjithësi, ai humbi një shumë gjashtëshifrore për shkak të kohës që kaloi në Dubai (qëndrimi, shpenzimet).

Ai shpjegoi se i telefononte familjes dhe të dashurës së tij çdo ditë, dhe përmes miqve takonte edhe të njohur në Dubai, gjë që e ndihmoi ai përballon periudhën më të vështirë në jetë.

Miotke tani i është kthyer futbollit dhe po luan te skuadra e tij, ndërsa ka bërë karrierë edhe tek klubet si . Saarbrücken, Koblenz dhe Kaiserslautern dhe kategoritë e reja të Koln./Telegrafi/

Exit mobile version