Telegrafi

Futbollisti me prejardhje shqiptare Ibrahimovic ka shënuar gol të bukur për Gjermaninë U17

Futbollisti me prejardhje shqiptare që luan te të rinjtë  e Bayern Munich, Arijon Ibrahimovic, ka shënuar gol të bukur në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian U17.

Këto ndeshje po zhvillohen në Izrael, ku Gjermania U17 ka ftuar dy shqiptarë.

Ibrahimovic që vjen nga Kosova është një nga shqiptarët që përfaqëson Gjermaninë e kësaj grupmoshe.

Gjermania U17 sot fitoi përballë Luksemburgut me rezultatin 3-0, ku Ibrahimovic  u inkuadrua në lojë në fillim të pjesës së dytë.

Ai shënoi në minutën e 70-të, duke kaluar bukur portierin dhe tundi rrjetën nga afërsia.

 

Te Gjermania U17 u inkuadrua në pjesën e dytë edhe Armend Likaj që luan te Schalke. /Telegrafi/