Telegrafi

Futbollisti nga Peja, që po shkëlqen në fushat e futbollit në SHBA

Ish-futbollisti i Besës së Pejës dhe Deçanit, Milot Berisha, i cili tash e një kohë, është duke shkëlqyer në futbollin amerikan, ka arritur që me klubin e tij  Cedar Stars Academy, ta fitoj Kupën në këtë shtet.

Berisha, gjatë këtij viti kishte shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), dhe menjëherë pas testit, ishte bërë pjesë e ekipit të suksesshëm në SHBA.

Ai menjëherë e ka testuar veten në ekipin “Cedar Stars Academy”, duke u përzgjedhur nga menaxherët për tu bërë pjesë e këtij ekipi.

Ai më të hyrë në ekipin e njohur amerikan të futbollit, kishte luajtur ndeshje miqësore përballë yjeve të futbollit, si Andrea Pirlo dhe David Villa.

Ndryshe, Berisha në fillim të vitit 2017, ishte larguar nga Kosova, e që karrierën e tij e kishte filluar në ekipin e Besës së Pejës. /Telegrafi/