Mesfushori nga Gaboni, Guelor Kanga, së shpejti do t’i përgjigjet Federatës Afrikane të Futbollit (CAF) për falsifikimin e mundshëm të vitit të tij të lindjes.
Konkretisht, CAF ka konstatuar palogjikshmëri në vitin e lindjes së tij, pasi nëna e tij ka ndërruar jetë në vitin 1986, dhe të dhënat tregojnë se ai ka lindur katër vjet më vonë, pra në vitin 1990, gjë që duket qartë se nuk ka kuptim.
Në aktakuzë shihen qartë dokumentet në të cilat, përveç kësaj, thuhet se ky futbollist nuk ka lindur fare në Gabon, por në Republikën Demokratike të Kongos me emrin Kiaku-Kiaku Kianga.
Pra, sipas informacioneve aktuale të mediave, Kanga është pesë vjet më i madh se sa mund të jetë realisht me dokumente.
?✅BREAKING NEWS: Gabon national team player Guélor Kanga Kaku will be meeting the CAF disciplinary committee to explain why his mother died in 1986 but he was born in 1990. ?? pic.twitter.com/d5Rgtyf0Fu
— OWUSU ?⚽? (@IniestaJunior8) July 11, 2023
Hetimi ka nisur dy vite më parë dhe Kanga tashmë i është përgjigjur akuzave dhe pas një përgjigjeje tjetër në CAF, duhet të merret një vendim përfundimtar për një pezullim të mundshëm apo një formë tjetër dënimi.
Dy vjet më parë, procesi u ndërpre pasi CAF hodhi poshtë mundësinë e një dënimi, por ri-ftesa për intervistë sugjeron se Kanga mund të jetë në telashe.
Ai mbërriti në Evropë nga Afrika në vitin 2012, duke luajtur për Rostovin në Rusi dhe iu bashkua Crvena Zvezdës në vitin 2016, dhe dy vjet më vonë kaloi në Sparta Pragë dhe në vitin 2020 u rikthye në radhët e klubit serb.
Për serbët, ai shënoi 40 gola dhe regjistroi 54 asistime në 187 paraqitje. Kanga ka luajtur edhe për kombëtaren e Gabonit në 62 raste, duke shënuar dy herë. /Telegrafi/