Futbollisti brazilian Alan Ruschel, njëri nga gjashtë të mbijetuarit e aksidentit ajror në Kolumbi, ku humbën jetën 71 persona dhe pjesa më e madhe e ekipit brazilian të futbollit Chapecoense, në minutën e fundit kishte ndërruar vendin në aeroplan.
27-vjeçari Ruschel, tha se ishte ulur në pjesën e pasme të avionit, por drejtori i klubit Kadu Gaucho i kishte kërkuar për të kaluar përpara për gazetarë.
“Unë nuk doja të ulem aty, por pastaj pashë Jackson Folman dhe ai insistoi që unë të ulem pranë tij”, tha Ruschel në konferencën e tij të parë për shtyp, që nga aksidenti i 28 nëntorit, raporton Reuters, transmeton KosovaPress.
“Vetëm Perëndia mund ta shpjegojë si i kam mbijetuar aksidentit. Ai më mbajti dhe më dha një shans të dytë”, vazhdoi futbollisti.
Roussel thotë se atij nuk i kujtohet si ndodhi aksidenti dhe kur njerëzit i dëgjon duke folur në lidhje me rrëzimin, e gjitha i duket si një ëndërr dhe një makth.
“Kjo tragjedi na ka mësuar se ne duhet të vazhdojmë të jetojmë dhe të bëjmë mirë për të tjerët”, përfundoi Ruschel.
Në mesin e të mbijetuarve ishte edhe portieri Jackson Folman, i cili ka humbur njërën këmbë./KosovaPress/