Telegrafi

Futbollisti Lirim Kastrati uron të dashurën për ditëlindje: Jeta ime, të dua

Ditën e sotme (e martë) feston ditëlindjen e dashura e futbollistit të njohur shqiptar, Lirim Kastratit, Angela Simac.

Me këtë rast nuk ka munguar një dedikim i veçantë nga i dashuri, me të cilin po shijon lidhjen prej më shumë se një vit.

I njëjti ka hedhur një postim në InstaStory, ku shfaqet duke shkëmbyer puthje me partneren e tij kroate.

Foto: Screenshot/Instagram

“Urime ditëlindjen jeta ime. Të dua”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë imazhit.

Lexo po ashtu "Dhurata më e madhe në jetën time", Lirim Kastrati reagon pasi u bë baba për herë të parë

Të njëjtit këtë vit janë bërë prindër për herë të parë të një vajze, së cilës nuk ia kanë zbuluar akoma emrin.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës dhe bukuroshja kroate jetojnë së bashku që një kohë.

Duket se njohja e tyre nisi në Kroaci, meqenëse Kastrati është pjesë prej shumë vitesh e Dinamo Zagreb. /Telegrafi/