Ahmed Musa dyshohet se ka sulmuar bashkëshorten Jamila dhe me këtë rast është arrestuar prej policisë angleze.
Nigeriani 24-vjeçar është intervistuar nga policia në Leicestershire pak orë pasi ekipi Leicester City triumfoi 2:0 kundër Sunderlandit.
Policia ka pranuar një ankesë kundër lojtarit, i cili i ka kushtuar kampionit anglez 16.6 milionë funte, transmeton Telegrafi.
Futbollisti në momentin që po e kërkonte policia nuk ishte në shtëpi, por tek në orët e para të mëngjesit u arrestua.
Theksojmë se edhe në të kaluarën sulmuesi ishte marrë në pyetje për rrahjen e gruas, por që u lirua pa asnjë akuzë. /Telegrafi/