Kosova do të përballet me Turqinë më 12 shtator në Antalya.
Por trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku duhet t’i bëjë llogaritë e tij pa mesfushorin më të mirë në radhët tona Hekuran Kryeziun.
Anëtari i Luzernit ka treguar formë të jashtëzakonshme në të gjitha ndeshjet që është aktivizuar me Kosovën.
Ai ka marrë dy kartonë të verdhë, ndaj Finlandës fillimisht por edhe ndaj Kroacisë.
Kësisoj Kryeziu është i suspenduar për takimin me Turqinë dhe mungesa e tij është një hendikep i madh për Kosovën. /Telegrafi/