Site icon Telegrafi

Futbollisti i Kosovës rezulton pozitiv në testet për coronavirus, FFK kontakton menjëherë me lojtarin

Valdrin Mustafa është testuar për pandeminë që ka përfshirë të gjithë botën dhe ka rezultuar pozitiv.

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se futbollisti i Përfaqësueses U21 të Kosovës, Valdrin Mustafa ka rezultuar pozitiv me coronavirus Covid-19.

Gjendja e tij është e mirë por është në karantinë me gjithë familjen e tij në Sarbruken.

Valdrin Mustafa tani është futbollisti i ekipit të parë të Hanoverit.

Presidenti Agim Ademi ka kontaktuar me Valdrinin dhe e ka inkurajuar atë që të qëndrojë i qetë në shtëpi dhe ta kalojë edhe këtë sfidë me durim e kurajë dhe pa panik, duke i uruar shërim sa më të shpejtë.

Exit mobile version