Telegrafi

Futbollisti i Kosovës në formacionin e javës në Zvicër

Sulmuesi kosovar, Albert Bunjaku ka shkëlqyer këtë javë në kampionatin zviceran.

Gjilanasi arriti ta ndihmojë skuadrën e tij St Gallen duke shënuar gol në fitoren 3-2 nga udhëtimi në Lugano.

Bunjaku shënoi golin e epërsisë në 1-2 dhe kështu loja e tij është vlerësuar lartë.

E përditshmja zvicerane ‘Blick’, e ka përfshirë atë në formacionin më të mirë të javës.

Ky është formacioni i javës në elitën e futbollit zviceran:

Yvon Mvogo (YB), Michael Lang (Basel), Marek Suchy (Basel), Andreas Wittwer (St. Gallen), Nicolas Haas (Luzern), Marco Aratore, (St. Gallen), Carlitos (Sion), Francesco Margiotta (Lausanne), Moussa Konate (Sion), Marco Schneuwly (Luzern), Albert Bunjaku ( St. Gallen)