Telegrafi

Futbollisti i Kombëtares shqiptare bëhet kamerier (Foto)

Lazio ka lënë mënjanë për një ditë futbollin dhe futbollistë e drejtues kanë shkuar në Amatrice, qyteza e rrënuar nga tërmeti i fuqishëm i para disa javëve.

Në fshatin So.Spe, në Amatrice, u organizua një darkë bamirësie, ku u zhvillua edhe një ankand me oferta të lira për fanellat me autograf të Lazios, me të ardhurat që shkuan të gjitha në ndihmë të popullsisë së Amatrices.

Lojtarët e Lazios u transformuan në kamerierë dhe ishin pikërisht ata, duke përfshirë edhe portierin e ri të Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha.

Lë mënjanë dorëzat e portierit për të shërbyer mysafirët
Shembull për të rinjtë
Mori komplimente prej zonjave
Shërbim me buzëqeshje