Claudio Marchisio është një fans i madh i Rihannas, mirëpo meqenëse nuk mund ta ndjekë nga afër në koncertin e saj në Torino për arsye shëndetësore, ai ka vendosur që t’ia bëjë një dhuratë personale.
“Riri, më vjen shumë keq që nuk mund të jem në koncertin tënd. Jam i sigurt se do të jetë një koncert i shkëlqyer dhe ti do t’i duash njerëzit e Torinos, ata që më bëjnë të ndihem i veçantë sa herë që dal në fushë”, ka shkruar mesfushori i Juventusit në Instagram.
LEXONI EDHE KËTË: Shpëton Rihanna, rrezikon t’i zbulohet gjoksi (Foto)
Ai ia ka dhuruar këngëtares një fanellë të Juves me mbishkrimin: “Për Ririn, me dashuri”.
GJITHASHTU LEXONI: Marchisio kthehet në shtator
Dhe këngëtarja e famshme amerikane ka pozuar edhe me fanellën e dytë të Zonjës së Vjetër me nofkën e saj ‘BadgirlRiri’. /Telegrafi/