Site icon Telegrafi

Futbollisti iranian përballet me ekzekutimin: Amir duhet të lirohet, ai nuk është terrorist

John Toshack është prekur nga historia e Amir Nasr-Azadanit, futbollistit iranian i cili përballet me mundësinë e ekzekutimit në vendin e tij për mbrojtjen e të drejtave të grave. Nasr-Azadani është akuzuar se është përfshirë në vdekjen e tre oficerëve të sigurisë gjatë protestave në qytetin e Esfahanit.

Toshack drejtoi skuadrën iraniane Tractor Sazi për disa javë në sezonin 2018/19, ndërsa pjesë e skuadrës së tij ishte edhe futbollisti Amiri.

“Më kujtohet se skuadra ishte e madhe dhe kishim shumë të rinj, por ishte interesante sepse të gjithë ishin të etur për të mësuar dhe përparuar”, ka thënë fillimisht Toshack për Marca.

“Amir ishte njëri prej tyre, por ai kishte një lëndim në gju dhe ishte ende duke u rikuperuar kur mbërritëm. Është një gjë e egër për të bërë. Ai duhet të lirohet. Gratë dhe burrat janë të barabartë”.

Toshack mbërriti në Iran me ndihmës trajnerin e tij Alexis Plaza, i cili u befasua kur u publikua lajmi se Nasr-Azadani përballet me dënimin me vdekje.

“Nuk mund të jetë e vërtetë. Është e pabesueshme. Fillova të dëgjoja miqtë tanë atje dhe nuk mund ta besoja që Amiri ishte dënuar”.

“Më duhej të shkoja çdo ditë për rehabilitim për shkak të një problemi me bërrylin dhe aty ishte Amiri, që po shërohej nga një dëmtim në gju.

“Ai ishte një fëmijë krejtësisht normal. Si mund të ishte terrorist? Si mund të vriste tre policë? Kjo nuk mund të jetë e vërtetë”, ka deklaruar Plaza. /Telegrafi/

Exit mobile version