Betim Haxhimusa ka qenë njeriu kryesor i ndeshjes Gjilani – Drenica, duke realizuar plotë katër herë brenda nëntë minutave.
Haxhimusa që po kalon formën më të mirë të tij këtë kampionati e ka ndihmuar skuadrën e tij të fitojë me rezultat 4-1.
Por për ironi të fatit diçka të tillë kishte bërë edhe sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, i cili brenda nëntë minutave kishte realizuar pesë herë ndaj Wolfsburg, ku ndeshja ishte mbyllur 5-1.
Minutat në të cilat kanë realizuar dy sulmuesit janë identik, çka e bënë edhe më të veçantë rekordin e Haxhimusës.
Gazeta Sheshi ka siguruar edhe protokolin zyrtar të ndeshjes Gjilani – Drenica për të vërtetuar këtë ngjashmëri e disa golave të shënuar.