Telegrafi

Futbollisti Fidan Aliti mohon lajmin se po bëhet baba, thotë se në rend të parë është dasma këtë verë

Foto: Fidan Aliti /Instagram

Futbollisti i njohur, Fidan Aliti ka qenë i ftuari i radhës në faqen zyrtare të Telegrafi Sport në Instagram.

Mes shumë pyetjeve të gazetarit Romak Zeqiri, ai vendosi t’u përgjigjet edhe disa prej pyetjeve të parashtruara nga ndjekësit.

E njëri ndër komentuesit shprehu interesim për jetën private të futbollistit, duke e pyetur atë nëse është i vërtetë lajmi se së shpejti do të bëhet baba.

Lojtari e ka konfirmuar se një gjë e tillë nuk qëndron, por se ka planifikuar dasmën këtë verë.

“Jo nuk është e vërtet se pres të bëhem baba tani. Por kam planifikuar dasmën në muajin qershor”, ka thënë Aliti për Telegrafin.

“Shpresoj që po kalon ky virus dhe të bëhet dasma, pasi në të kundërt duhet ta shtyejmë”, ka deklaruar më tutje futbollisti i njohur. /Telegrafi/