Telegrafi

Futbollisti i famshëm shqiptar ishte në festën e madhe të Golden State (Foto)

Në natën madhështore në Oracle Arena është konfirmuar “rikthimi i madh” i kampionit aktual të NBA-së – Golden State.

Warriors triumfuan në ndeshjen e shtatë të serisë finale të ‘Play-Off’ të Konferencës Perëndimore, duke triumfuar me rezultat prej 96:88 kundër Oklahoma City Thundersit.

Në mesin e mijëra tifozëve të Warriors ishte edhe futbollisti i famshëm shqiptar, Pajtim Kasami, i cili shihet duke festuar me fanellën e Stephen Curryt të Golden State, transmeton Telegrafi.

Mesfushori shqiptar kujtojmë se nuk është ftuar në kombëtaren zvicerane për evropianin e futbollit “France 2016”.

Warriors do të takohen në finalen e madhe me Cleveland Cavaliers, ku ndeshja e parë zhvillohet ditën e enjte në Oracle Arena të Golden State. /Telegrafi/