Mediat ndërkombëtare kanë konfirmuar se një nga afganët që kishin rënë nga aeroplani, është futbollist i kombëtares së Afganistanit, Zaki Anwari.
Shumë publikime në Twitter, kanë bërë të ditur se lojtari Zaki Anwari, ka qenë një nga viktimat që kanë rënë nga aeroplani.
Videoja tronditëse që ishte shpërndarë në rrjete sociale, shihen disa njerëz duke rënë nga aeroplani ushtarak.
Turma njerëzish po kërkonin të ikin nga Afganistani që kur talebanët pushtuan kryeqytetin të dielën. Disa u përpoqën të hipnin në një aeroplan në lëvizje ndërsa po përgatitej të ngrihej.
The General Directorate of Physical Education & Sports of Afghanistan confirmed Zaki Anwari, a player from the national youth football team, was among hundreds of young people who tried to leave the country by clinging to a US military plane. Anwari fell and died.#ArianaNews pic.twitter.com/onhcSMFiEu
— Ariana News (@ArianaNews_) August 19, 2021
Sipas agjencisë së lajmeve ‘Ariana’, futbollisti i ekipit të të rinjve kombëtar Zaki Anwari ka rënë nga një Boeing C-17 të hënën.
Vdekja e tij është konfirmuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Sportit, thuhet në raport.
Raporti shtoi se 19-vjeçari besohet të ketë vdekur pasi u përpoq të mbahej jashtë avionit ushtarak amerikan. /Telegrafi/
Our deepest condolences go out to the family, friends and teammates of young Afghan national team footballer Zaki Anwari, who reportedly died in a fall from a U.S. plane at Kabul airport on Monday. pic.twitter.com/2DgulUw1HD
— FIFPRO (@FIFPRO) August 19, 2021