Bashkëshortja e Wayne Rooney është fotografuar duke zbuluar për të gjithë se ka hequr unazën e martesës.
Duket se ajo është prekur nga rasti ku futbollisti u arrestua nga policia pasi po i jepte makinës në gjendje të dehur. Automjeti ishte në pronësi të një vajzë të re, Laura Simpson e cila e kishte shoqëruar gjatë natës.
Pas kësaj pati deklarata të shumta nga Simpson, e cila tha se nuk ka ndodhur asgjë mes tyre por do kishte kaluar natën me të nëse nuk do i kishte kapur policia.
Bashkëshortja e Rooney ishte me pushime gjatë kësaj kohe dhe u kthye sapo dëgjoi për ngjarjen. Dailymail ka sjellë pamjet kur ajo po shkonte në palestër dhe nuk kishte unazën e martesës në dorë.
Kjo gjë nuk është e njëjtë për futbollistin anglez, i cili vazhdon ta mbajë dhe i ka kërkuar Coleen që të bëjë më pak pushime në mënyrë që ai të harrojë alkoolin. /oranews/