Telegrafi

Futbollisti i Chelseat i ofroi klubit të luante falas – ishte Tuchel që refuzoi kërkesën e tij

Futbollisti i Chelseat, Charly Musonda, nënshkroi për ‘Blutë e Londrës’ në vitin 2012, kur ishte vetëm 15 vjeç dhe ishte një shpresë e madhe, por për shkak të lëndimeve ai nuk arriti kurrë potencialin e tij.

Ai tani është 25 vjeç dhe ka pranuar largimin nga skuadra londineze në fund të sezonit, kur i skadon kontrata.

Mesfushori pranoi në një intervistë për “The Beautiful Game” se madje i kishte sugjeruar klubit që të luante falas, por trajneri Thomas Tuchel e refuzoi propozimin e tij.

“Kam biseduar me trajnerin. I thashë se isha gati të luaja falas dhe të isha lojtari i fundit në listë. Doja të stërvitesha shumë me ekipin dhe të luftoja për pozicionin tim përmes stërvitjes. Tuchel e kuptoi se çfarë isha duke thënë, por më tha: “Dëgjo, nuk më takon mua të vendos. Kontratat po negociohen diku tjetër”, tregon Musonda.

Musonda bëri vetëm shtatë paraqitje për Chelsean, duke shënuar në ndeshjen e EFL Cup kundër Nottingham Forest në shtator 2017.

Pasi u huazua te Real Betis dhe Celtic, ai u huazua edhe te Vitesse në vitin 2018, ku pësoi një dëmtim të rëndë të ligamentit.

Belgu aktualisht ka kontratë me Chelsean deri më 30 qershor 2022 dhe stërvitet me ekip e Chelsea U23.

Ai ka luajtur më 24 shtator në një ndeshje të Ligës Premier 2 kundër Liverpool. Pas kësaj, ai luajti edhe më 3 tetor kundër Blackburn dhe që atëherë nuk ka luajtur më. /Telegrafi/