Telegrafi

Futbollisti çek Josef Sural humb jetën pas një aksidenti të minibusit që i barte lojtarët e Alanyasporit

Josef Sural (Foto: Getty Images/Twitter)

Futbollisti çek, Josef Sural, ka humbur jetën në një aksident komunikacioni, në të cilin është përfshirë minibusi i ekipit nga Superliga turke, Alanyaspor.

Sulmuesi 28 vjeçar ka vdekur si pasojë e lëndimeve, ndërsa lëndime ka pësuar edhe ish-mbrojtësi i Tottenham Hotspur, Steven Caulker.

(Foto: Twitter/Daily Mail)

Ndër gjashtë futbollistët e dërguar në spital ka qenë edhe ish-sulmuesi i Newcastle United, Papiss Cisse.

Djalma Campos, Baiano, Welinton dhe Isaac Sackey janë tre lojtarët tjerë që është dashur të hospitalizoheshin për shkak të lëndimeve të marra.

Sural ka lënë pas vetes gruan dhe dy fëmijë, ndërsa më i vogli ka lindur vetëm para dy muajsh, ndërsa aksidenti ka ndodhur pasi shoferin e minibusit e kishte zënë gjumi duke vozitur. /Telegrafi/