Site icon Telegrafi

Futbollisti brazilian rrëfen për tmerrin 30 orësh duke tentuar të largohej nga Ukraina

Lucas Rangel më në fund arriti në shtëpi në Alvorada në jug të Brazilit, të enjten e kaluar mbrëma, një javë pasi filloi udhëtimi i tij dhe, ende, ai nuk është në gjendje të kuptojë rreth asaj që i ndodhi në Ukrainë.

Ai nuk mund të fshijë imazhet nga mendja e tij. Ai as nuk mund të ndalojë së brengosuri për shokët e skuadrës që qëndruan për të luftuar apo për ata futbollistë brazilianë që ende nuk i kanë shpëtuar vendit të bombarduar nga Rusia.

“Të gjitha lutjet e mia shkojnë në Ukrainë”, thotë 27-vjeçari. “Ju lutemi përdorni këtë histori për t’i bërë njerëzit të kuptojnë se çfarë po ndodh”.

Lexo po ashtu “I vetëm në Kiev”, brazilianët largohen nga Ukraina, por harrojnë në tualet shokun e tyre

Lucas është një sulmues, i cili u transferua verën e kaluar nga Finlanda në Ligën Premier të Ukrainës, ku iu bashkua Vorskla Poltava, nga qyteti i Poltava, i vendosur midis kryeqytetit Kiev dhe qytetit tjetër Kharkiv.

Skuadra kishte qenë në Turqi për t’i kryer stërvitjet dhe u kthye në Poltava të hënën, më 21 shkurt, tre ditë para sulmit që ai kishte frikë se mund të ndodhte. Ai kishte kërkuar tashmë ndihmë nga Ambasada braziliane për t’u larguar nga Ukraina, por nuk kishte asnjë ndihmë dhe së shpejti ai ishte vetëm.

Lexo po ashtu Nga një bunker i bodrumit të hotelit, te siguria në Bukuresht dhe nëpërmjet një udhëtimi 16 orësh me tren e autobus - si ia dolën yjet e Dynamos dhe Shakhtarit të largoheshin nga Ukraina

“E kalova ditën duke menduar se si do të isha në gjendje të dilja jashtë”, deklaroi Lucas. “Kisha para me vete dhe makina ishte plot me karburant, por qyteti ishte tashmë në kaos. Kishte shumë njerëz në supermarkete, kishte një limit 20 litrash në benzinë. Tashmë ishte një skenë lufte”.

Atë natë, ai dhe dy shokë brazilianë që punonin në Poltava për tetë vjet, dolën në rrugë, duke synuar të arrinin në Lviv dhe në kufirin polak. Lucas mori një çantë shpine me ujë, biskota, një banane dhe dy mbushës për telefonin e tij. Ai njoftonte kohë pas kohe gruan dhe dy fëmijët e tij në shtëpi në Rio Grande do Sul, duke dërguar video për t’i qetësuar ata. /Telegrafi/

Exit mobile version