Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha, është bërë baba për herë të parë.
Bashkëshortja e tij, Hashime Berisha, solli në jetë një djalë.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet futbollisti, përmes një fotografie të ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram.
“Mirë se erdhe në jetë biri jon DIAR BERISHA. Zotit i falënderojmë për këtë dhuratë që na dhuroi. Qenka ndenja më e mira në botë. Të duam pa fund”, ka shkruar Berisha.
I njëjti ka pranuar urimet të shumta nga ndjekësit, familjarët dhe kolegët e tij. /Telegrafi/