Telegrafi

Futbollisti i Barcelonës rrezikon shumë, thyen rregullat dhe protokollin e La Ligas për mbrojtje nga coronavirusi

Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës , Nelson Semedo është parë në një ditëlindje, ndërsa është bërë krye lajm në mediat spanjolle, pasi nuk ka ndjekur asnjë nga rregullat e sigurisë apo protokollit.

Futbollisti portugez ishte i ftuar nga një mik i tij, i cili mbajti festën e ditëlindjes në një restorant të hënën në mbrëmje.

Gjatë festës, nga videot dhe fotot e publikuara u pa qartë se ai nuk e ka ndjekur asnjë rregullore të sigurisë nga ato që janë përcaktuara nga klubi dhe urdhri ministror.

Aty futen përdorimi i dorezave dhe maskave, por po ashtu duhet respektuar edhe rregullat e distancimit shoqëror dhe mos tejkalimin e numrit të njerëzve të lejuar në një vend, që janë akoma në fuqi në Spanjë.

Këto imazhe u postuan në mediat sociale, por disa orë më vonë ato u hoqën, megjithëse mediumet shpejt vunë re që Semedo ishte një nga të pranishmit dhe mori vëmendjen e publikut.

Lojtari mund të përballet me ndëshkim nga klubi, por edhe nga federata. /Telegrafi/