Telegrafi

Futbollisti argjentinas ka rrahur një gjyqtar gjatë ndeshjes – ai u gjet i vdekur disa ditë më vonë

Futbollisti argjentinas Alexander Williams Tapon është gjetur i vdekur me një plagë me armë zjarri në kokë pranë qytetit të Sarandit.

Pak ditë më parë, futbollisti i ndjerë ka rrahur brutalisht gjyqtarin gjatë një ndeshjeje të ligës amatore në Argjentinë.

Në videon që u bë virale, Tapon shihet duke u sulmuar gjyqtarin pasi i dha një karton të kuq shokut të tij të skuadrës.

 

Ai e ka goditur dy herë me grusht në kokë dhe gjyqtari ka rënë në tokë, ku pastaj e ka goditur edhe me shkelm.

Gjyqtari përfundoi në spital dhe tha se Tapon i kërkoi falje. Një ditë më vonë, ai u gjet i vdekur me një plagë me armë zjarri në kokë.

 

Policia atje ende nuk e ka konfirmuar nëse bëhet fjalë për një vrasje apo një vetëvrasje, por me shumë gjasë futbollisti ka bërë vetëvrasje.

Pistoleta me të cilën kreu vetëvrasje futbollisti

Vdekjen e futbollistit e ka konfirmuar edhe motra e tij, e cila e ka dorëzuar pistoletën në polici. /Telegrafi/