Telegrafi

Futbollisti i Anglisë, Walker në situatë të vështirë, kishte në stadium gruan dhe të dashurën – sigurimi duhet t’i mbante larg njërën dhe tjetrën

Në kohën kur ballafaqimet ndodhin në fushën e blertë gjatë Euros 2024, dramat si duket po zhvillohen edhe në tribunat e stadiumit.

Lauryn Goodman, gruaja me të cilën futbollisti anglez, Kyle Walker kishte pasur një aferë, ka qenë e pranishme në stadium për të ndjekur ndeshjen Angli-Danimarkë, shkruan The Sun.

Goodman nuk ishte e vetme pasi mori me vete edhe djalin e tyre Kairo-n.

Foto: Lauryn Goodman / The Sun

Por, në stadium Goodman nuk ishte e vetmja aty.

Aty kishte shkuar edhe gruaja e Walker, Annie Kilner, e cila ka katër fëmijë me futbollistin e kombëtares angleze.

Foto: Annie Kilner / The Sun

 

Walker, ka qenë në lidhje me Annie-n për 15 vjet dhe njëherë ka qenë edhe e dashura e tij e fëmijërisë, por të njëjtën kohë ka pasur një aferë me Lauryn, me të cilën ka bërë dy fëmijë.

Annie e kishte takuar futbollistin anglez kur ishte 16 vjeçe derisa lojtari ishte 18 vjeç duke luajtur për Sheffield United.

Foto: Kyle Walker / The Sun

Çifti u kurorëzuan fshehtas në nëntor të vitit 2021, por lidhja e tyre pati krisje pasi u zbulua se Walker kishte bërë dy fëmijë jashtë martesës, me influenceren Lauryn.

Relacioni i treshes ishte bërë lajm në mediet e huaja, derisa të dyja janë përplasur disa herë në rrjetet sociale.

Foto: Lauryn Goodman / OK Magazine

Madje së fundmi, duke qenë se të dyja ishin prezente në stadiumi sigurim e kishte për detyrë që mos i linte të ndesheshin me njëra-tjetrën. /Telegrafi/