Telegrafi

Futbollistët më të mirë të lindur në vitin 2000: Podiumi u takon yjeve të Bundesligës – në listë edhe një shqiptar

CIES ka publikuar listën e 20 të rinjve më të mirë të lindur në vitet 2000.

Në krye të listës është anësori i Borussia Dortmund, Jadon Sancho.

Ajo që bie në sy është se podiumi i përket Bundesligës, pasi në pozitën dy dhe tre janë: Alphonso Davies i Bayern Munchen dhe Erling Haaland i Borussia Dortmud.

Emra si Vinicius Junior, Ferran Torres, Phil Foden e Dejan Kulusevski janë po ashtu në top 10-të.

Dy italianët Sandro Tonali dhe Moise Kean zënë vendet 19 dhe 20. Renditjen e mbyll shqiptari Marash Kumbulla që zë vendin e 25-të.

/Telegrafi/