Site icon Telegrafi

“Futbollistët tani luajnë për para”

Legjenda e Romës, Francesco Totti, ka kritikuar futbollistët që po ndërrojnë shpesh ekipet.

Totti thotë se futbollistët tani janë duke luajtur vetëm për para dhe nuk ndjekin zemrën e tyre.

“Futbollistët sot janë pak a shumë si shtegtarë. Ata ndjekin paratë dhe jo zemrën. Ndoshta ky është dallimi mes meje dhe të tjerëve. Nuk ka shumë sportistë që po ndjekin zemrën. Nëse kam menduar ndonjëherë për para, do të largohesha nga Roma dhjetë vjet më parë. Për mua është gjithçka rreth pasionit, jo për para”, ka thënë Totti, raporton “Football-Italia”.

Kritikat e Tottit vijnë pas largimit të yllit të Romës, Miralem Pjaniqit, dhe atij të Napolit Gonzalo Higuain drejt kampionit të Italisë, Juventusit.

Exit mobile version