Sokratis Papastathopoulos është futbollisti me më shumë pasime të sakta këtë sezon në ligën gjermane të futbollit.
Mbrojtësi grek i Borussia Dortmund ka lënë shumë super futbollistë mbas vetes sa i përket kompletimit të pasimeve të sakta këtë sezon në Bundesliga.
Sokratis ka arritur të bëj plot 508 pasime të sakta këtë sezon, duke lënë pas vetës me plot 100 pasime më pas mesfushorin e Bayern Munich, Thiago Alcantara, i cili renditet i dyti.
Në vend të tretë gjendet po ashtu një futbollist i Bayern Munichut, Javi Martinez, i cili ka kompletuar gjithsej 404 pasime.
Ndërsa, në vend të katërt e pestë gjenden Julian Weigl me 400 pasime të sakta, përkatësisht Arturo Vidal me 346 pasime. /Telegrafi/
Futbollistët me më shumë pasime të sakta në Bundesliga:
Sokratis Papastathopulos – 508 pasime të sakta
Thiago Alcantara – 408 pasime të sakta
Javi Martinez – 404 pasime të sakta
Julian Weigl – 400 pasime të sakta
Arturo Vidal – 346 pasime të sakta