Site icon Telegrafi

Futbollistët që luajtën së bashku në dy apo më shumë skuadra (Video)

Yjet e futbollit shpesh herë dinë t’i ndërrojnë skuadrat për shumë arsyeje.

Por jo të gjithëve ju ka ndodhur që kur të ndërrojnë një skuadër përsëri të kenë fatin të luajnë me ndonjë lojtar nga ish-skuadra e tij.

Zlatan Ibrahimovic dhe mbrojtësi Maxwell janë me fat, pasi kanë luajtur së bashku në katër skuadrat të ndryshme, Ajax, Inter, Barcelona dhe PSG.

Në dy skuadra së bashku kanë luajtur edhe spanjollet, Xabi Alonso dhe Pepe Reina, që ishin fillimisht në Liverpool pastaj së bashku edhe në Bayern Munich.

Në Napoli ishte dyshja më e frikshme në Itali, ndërsa të frikshëm Edinson Cavani dhe Ezequiel Lavezzi u bënë edhe në Francë tek PSG.

Real Madrid është me fat që ka transferuar dy ish lojtarët e Tottenham Hotspurs, Luka Modric dhe Gareth Bale.

Ndërsa përpos atyre që i shini në video ka edhe shumë futbollistë tjerë që kanë luajtur së bashku në dy apo më shumë klube.

Radamel Falcao dhe Diego Costa, Adam Lallana dhe Nathaniel Clyne, Laurent Koscienly e Olivier Giroud, Andre Schurrle dhe Kevin De Bruyne, Arturo Vidal dhe Kingsley Coman dhe të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version