Diego Costa është futbollisti që është fauluar më shumë këtë sezon në kampionatin anglez.
Sulmuesi i Chelseat ka pësuar më shumë ndërhyrje të palejuara, ku plot 21 herë është ndaluar në këtë sezon të Ligës Premier, duke u bërë futbollisti me më shumë ndërhyrje të palejuara.
Pas Costas vjen shoku i tij i skuadrës, Eden Hazard, i cili ka pranuar plot 19 ndërhyrje të palejuara.
Pas belgut renditet futbollisti i Hull Cityt, Robert Snodgrass, i cili është fauluar plot 17 herë.
Ndërsa, lista mbyllet me talentin anglez të Tottenhamit, Dele Alli, i cili ishte objektiv i ndërhyrjeve të palejuara plot 15 herë. /Telegrafi/
Futbollistët më të fauluar në Ligën Premier këtë sezon:
Diego Costa (21)
Eden Hazard (19)
Robert Snodgrass (17)
Dele Alli (15)