Juan Mata është futbollisti me më shumë raste të krijuara këtë javë në kampionatin angleze.
Mesfushori spanjoll i Manchester Unitedit ka arritur të krijoj plot tetë raste këtë vikend për bashkëlojtarët e tij, por të gjitha i kanë shkuar huq pasi skuadra e tij nuk arriti të shënoj gol.
Mata me tetë raste të krijuara, ka arritur të lë pas vete shume yje tjera të Ligës Premier, ndër ta edhe dy yje të skuadrës, shkruan Telegrafi.
Pas spanjollit vjen futbollisti i Arsenalit, por i huazuar te Bournemouth, Jack Wilshere, i cili ka krijuar shtatë shanse për shokët e tij të skuadrës.
Listën e përmbyllin, Paul Pogba dhe Nordin Amrabat i Watfordit me nga gjashtë shanse të krijuara dhe Jesse Lingard me pesë shanse. /Telegrafi/
Më shumë shanse të krijuara këtë vikend në Ligën Premier:
Juan Mata – 8 shanse të krijuara
Jack Wilshere – 7 shanse të krijuara
Paul Pogba – 6 shanse të krijuara
Nordin Amrabat – 6 shanse të krijuara
Jesse Lingard – 5 shanse të krijuara