Telegrafi

Futbollistët që kanë kompletuar më shumë driblime në Ligën Premier, ndër ta një shqiptar

Eden Hazard është futbollisti që ka kompletuar më shumë driblime këtë sezon në kampionatin anglez.

Futbollisti i Chelseat ka lënë pas vetes shumë futbollistë të njohur duke kompletuar gjithsej 30 driblime këtë sezon në Ligën Premier.

Hazard në këtë garë la pas vetes futbollistë, si Wilfred Zaha, Adnan Januzaj dhe Raheem Sterling.

Lexo po ashtu Lojtarët me më së shumti driblime në La Liga këtë sezon

Ish-futbollisti i Manchester United, Wilfred Zaha gjendet i dyti në këtë listë me plot 26 driblime të kompletura këtë sezon.

Në vendin e tretë gjendet futbollisti nga Kosova, Adnan Januzaj, i cili këtë sezon me Sunderlandin ka kompletuar 25 driblime, duke lënë pas vetes Raheem Sterlingun, i cili ka kompletuar 23 sosh. /Telegrafi/

Futbollistët me më shumë driblime këtë sezon:

Eden Hazard            – 30 driblime

Wilfried Zaha            – 26 driblime

Adnan Januzaj         – 25 driblime

Raheem Sterling     – 23 driblime