Telegrafi

Futbollistët me pagat më të larta në MLS: Giovinco më i paguari, Shkëlzen Gashi fiton më shumë se Zlatan Ibrahimovic

Kampionati amerikan i futbollit MLS, është bërë mjaftë interesant viteve të fundit.

Skuadrat amerikane vendosën të transferonin yje të futbollit evropian kryesisht në fund të karrierës së tyre.

Kjo ka bërë që MLS të jetë një kampionat shumë atraktiv dhe të rikthejë shikueshmërinë në stadiume.

Tani janë zbuluar edhe futbollistët më të paguar në këtë kampionat.

Ylli italian i Torontos, Sebastian Giovinco mbetet futbollisti me pagën më të lartë në vit shtatë milionë dollar.

Sebastian Giovinco (Photo/Getty Images)

Në pozitën e dytë ndodhet përsëri një futbollist i Torontos dhe ai është mesfushori Michael Bradley që fiton rreth 600 dollar euro më pak.

Carlos Vela zë vendin e tretë me pagë vjetore mbi gjashtë milionë ndërsa thuajse aq fiton edhe Bastian Schweinsteiger.

Fakt interesant është se ylli më i madh i kësaj lige, Zlatan Ibrahimovic nuk ndodhet as në mesin e 10 futbollistëve më të paguar.

Zlatan Ibrahimovic (Photo/ Getty Images)

Suedezi ka një pagë vjetore në LA Galaxy prej vetëm 1,5 milionë dollarëve në stinor.

Por Ibra ka të gjitha të drejtat e marketingut nga imazhi i tij.

Pagë më të lartë se Ibrahimovic ka sulmuesi shqiptar Shkëlzen Gashi te Colorado Rapids, që fiton mbi 1,6 milionë dollar në stinor.

Shkëlzen Gashi (Photo/ Getty Images)

Ndërkohë Jahmir Hyka ndodhet poshtë tek skuadra e tij San Jose, pasi ka një pagë vjetore rreth 600 mijë dollar në stinor. /Telegrafi/