Site icon Telegrafi

Futbollistët kosovarë flasin për Haxhi Zekën

Robert Gjeraj, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Vëllaznimit, ka thënë se Zeka është babai i futbollit në Kosovë.

“Baba i futbollit, sulmuesi më i mirë që kam luajtur ndonjëherë është Haxhi Zeka. Ai ka qenë bashkëlojtar dhe kapiten i shkëlqyeshëm. Zeka po ashtu ishte makina e golave”, ka shkruar në Gjeraj në rrjetin social “Facebook”.

Ndërkaq sulmuesi aktual i Besës së Pejës, Egzon Gashi, ka thënë se Zekën do ta ketë shembull në karrierën e tij futbollistike. “Kam pas fatin që kam qenë pjesë e skuadrës me të madhin Haxhi Zeka. Të falënderoj për gjithçka që ke bërë për mua. Gjithmonë ke qenë i veçantë dhe do të mbetesh shembull për karrierën time”, ka deklaruar Gashi.

Edhe mesfushori i dalluar në futbollin kosovar Dukagjin Gashi, ka bërë me dije se ndihet krenar që së bashku më Haxhi Zekën e ka fituar titullin e kampiones.

“Ka qenë kënaqësi të luaj së bashku me ty kapiten. Jam krenar që së bashku jemi shpallur kampion”, ka theksuar Gashi. /Epoka/Telegrafi/ 

Exit mobile version