Kosova dhe Ukraina do të përballen mes vete me fillim nga ora 18:00.
Por pas përfundimit të ndeshjes, zyrtarët e Federatës së futbollit të Kosovës kanë rezervuar një aeroplan direkt për Prishtinë.
Lojtarët nuk do të ndalen sonte në Poloni por do të udhëtojnë menjëherë për në Prishtinë.
Telegrafi mëson se të gjithë futbollistët do të mbërrijnë në Kosovë rreth orës 1 të natës dhe do të akomodohen në Hotel Emerald.
Fatkeqësisht tifozët nuk do të mund t’i takojnë idhujt e tyre pasi shumica nga ta në orët e para të mëngjesit do të udhëtojnë në banimet e tyre aktuale.
Shpresojmë në një rezultat pozitiv të Kosovës përballë Ukrainës që të harrohet sa më parë ndeshja ndaj Kroacisë. /Telegrafi/