Futbollistët e Manchester Unitedit thuhet se duan që Ole Gunnar Solskjaer të bëhet trajner i përhershëm i ekipit.
Trajneri norvegjez ka ardhur para një muaji në krye të Djajve të Kuq, duke zëvendësuar Jose Mourinhon e shkarkuar.
Megjithatë, Solskjaer është vetëm trajner i përkohshëm i skuadrës deri në fund të këtij sezoni.
Por, norvegjezi ka arritur t’i bind të gjithë me cilësitë e tij pasi ka fituar të gjitha, gjashtë ndeshjet prej se është në krye të Unitedit.
Kjo formë dhe këto fitore kanë bërë që Solskjaer të dëshirohet si trajner i përhershëm.
Përveç rezultateve, lojtarët dhe stafi i stërvitjeve të Unitedit janë të entuziazmuar me metodat dhe personalitetin e norvegjezit dhe i kanë bërë thirrje atij që të marrë punën me kohë të plotë.
Sipas mediumit britanik Daily Mail, futbollistët e Unitedit duan që Solskjaer të bëhet trajner i përhershëm i klubit.
Ndryshe, ndeshja e radhës për Djajtë e Kuq është të shtunën ndaj Brightonit në Old Trafford nga ora 16:00. /Telegrafi/