Site icon Telegrafi

Futbollistët e Turqisë arrin në Antalya për takimin me Kosovën

Kombëtarja e Turqisë ka mbërri në Antalya, ku është grumbulluar për ndeshjen e së shtunës ndaj Kosovës, e vlefshme për kualifikimet në Botërorin e Rusisë, shkruan Zeri.info.

Mediat turke kanë njoftuar se ekipi turk ka udhëtuar nga Stambolli për në Antalya, ndërsa do të vendoset në Belek, ku do të ushtrojë në ditët në vijim, para duelit të 12 nëntorit.

Ekipi turk është akomoduar në hotelin ‘Regnum Carya Golf & SPA Resort’, ndërsa trajneri Fatih Terim do ta mbajë konferencën për shtyp një ditë para lojës, më 11 nëntor.

Exit mobile version