Telegrafi

Futbollistët e Maqedonisë së Veriut nisen drejt Romës për ndeshjen me Italinë

Reprezentuesit e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut janë nisur drejt Romës për ndeshjen me Italinë që do ta luajnë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 2024.

Me një linjë charter nga Shkupi pasditen e sotme, ekspedita e Maqedonisë ka fluturuar drejt tokës italiane.

Reprezentuesit e vendit u grumbulluan të hënën në kryeqytet dhe këto dy ditë zhvilluan seancat stërvitore në Shkup, duke u përgatitur për dy sfidat e fundit të këtij cikli eliminatorë.

Përfaqësuesja e Maqedonisë edhe pse ka humbur shanset për kualifikim në Evropian, kërkon të bëjë surprizën e radhës përballë italianëve.

Ndeshja Itali – Maqedoni do të luhet të premten në stadiumin “Olimpiko” të Romës, duke nisur nga ora 20:45. /Telegrafi/