Reprezentuesit e Maqedonisë së Veriut janë nisur drejt Maltës për ndeshjen e radhës eliminatore për Kampionatin Europian 2024.
Ekspedita e Maqedonisë pasditen e sotme nga aeroporti i Shkupit janë nisur drejt Valletas për ndeshjen me Maltën që do ta luajnë të martën.
Përfaqësuesja e vendit mori barazim dhe një pikë të vlefshme mbrëmë ndaj Italisë, duke barazuar 1:1, ku Enis Bardhi realizoi supergol nga gjuajtja e lirë.
Përfaqësuesja e vendit mban pozitën e katërt në grupin C me katër pikë të tubuara, po aq sa ka edhe Italia në vendin e tretë.
Grupi kryesohet nga Anglia me 13 pikë, ndërsa e dyta është Ukraina me 7 pikë. /Telegrafi/