Telegrafi

Futbollistët e Kosovës nisen për në Qipro, mungojnë treshja e madhe e Dardanëve

Kombëtarja e Kosovës ka marrë rrugë për në Qipro, ku nesër zhvillojnë ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve.

Ka qenë faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës që ka publikuar videon e futbollistëve duke u nisur.

Në video shihet edhe i ftuari portieri i Dritës, Faton Maloku.

Ndërkohë mungojnë tanimë tre të përjashtuarit, Arijanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija.

Këta tre futbollistë janë përjashtuar pasi kanë thyer rregulloren e brendshme të Kombëtares së Kosovës. /Telegrafi/