Kanë zbritur në fushë futbollistët e dy skuadrave kombëtare.
Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Turqisë do të luajnë mes vete në ndeshjen e vlefshme për Grupin I të eliminatoreve “Rusia 2018”.
Kur kanë mbetur edhe pak deri në fillim të ndeshjes, futbollistët e dy skuadrave kombëtare kanë zbritur në fushë.
Në fotot e siguruara nga portali Telegrafi, futbollistët e Kosovës dhe Turqisë shihen teksa kryejnë nxehjet para ndeshjes.
Aty vërehet edhe numri i pakët i tifozëve që kanë vendosur ta shikojnë këtë ndeshje nga afër.
Takimi fillon nga ora 20:45. /Telegrafi/