Kroacia dhe Kosova pas disa minutave pritet ta nisin ndeshjen e ndërprerë mbrëmë.
Në minutën e 22-të ndeshja u ndërpre nga gjyqtari për shkak të kushteve të rënda atmosferike.
Fusha ishte rëndua me ujë dhe nuk mund të qarkullonte topi mirë.
Por UEFA së bashku me dy federatat vendosi që ndeshja të zhvillohet sot nga ora 14:30.
Futbollistët e Kosovës tani kanë dalë në nxehje për tu përgatitur për ndeshjen ndaj Kroacisë.
Fusha momentalisht po duket mirë, por në Zagreb pritet të ketë përsëri reshje. /Telegrafi/