Site icon Telegrafi

Futbollistet e Kosovës barazojnë në Turqi

Para ndeshjes, drejtuesi dhe kryetrajneri Ilir Sopi mbajti një takim me futbolliste, ku foli për rëndësinë e takimit, ndërsa ekspeditën e përshëndeti edhe Kenan Kurtesh, njeriu që aranzhoi këto ndeshje, transmeton Koha.net.

Futbollistet e Kosovës së Prishtinës, luajtën baras me rezultat 1:1, kundër skuadrës që mbanë pozitën e dytë në renditjen tabelare të Superligës së Turqisë.

Pas një mbizotërim të lehtë në teren, vashat e Kosovës së Prishtinës në minutën e 37-të pas një askioni të bukur e të rrjedhshëm, Suada Jashari e kurorëzoi me një gol të bukur. Në vazhdim vendëset u munduan të barazojnë por pjesa e parë u përmbyll me epërsinë e prishtinaseve.

Ndërkaq, pjesa e dytë filloi më furishëm nga ana e futbollisteve të Antalya Spor, dhe pas një moskujdesi nga ana e mbrojtjes mysafire në minutën e 65-të arrti të barazojë Manyo, e cila shënoi me kokë, duke barazuar në 1-1. Në vazhdim, vashat e Kosovës së Prishtinës u organizuan dhe në minutën e 88-të shënuan, por goli u anuluar, sipas FFK-së padrejtësisht. 

Exit mobile version