Telegrafi

Futbollistët e ekipit të parë në karantinë për shkak të coronavirusit, por federata e detyron të luaj ndeshjen – Rostov humb ndeshjen 10-1

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin rus, teksa është regjistruar një rezultat i rrallë 10-1.

E gjitha ndodhi pasi skuadra e famshme ruse Rostov nuk kishte të drejtë të luante me ekipin e parë.

Gjashtë pjesëtarë të kësaj skuadre kanë rezultuar pozitiv me coronavirus dhe i gjithë ekipi është karantiunar.

Përkundër kësaj Federata e Futbollit të Rusisë nuk ia ka shtyrë ndeshjen, duke i detyruar të zbresin në fushë përballë Sochit.

Rostov është detyruar të luaj me futbollistë të skuadrës U-19, U-17 dhe U-16, ku kanë pësuar humbje turpëruese 10-1.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Romanov në minutën e parë, por vendasit u rikthyen fuqishëm duke shënuar katër gola të tjerë në pjesën e parë e cila përfundoi 4-1.

Në pjesën e dytë Sochi realizuan edhe gjashtë gola të tjerë duke regjistruar fitoren më të thellë këtë edicion në elitën e futbollit rus.

Pas përfundimit të ndeshjes tifozët e Rostov që po lufton për të dalë në garat evropiane kanë shpërthyer në rrjetet sociale ndaj Federatës së Futbollit rus për lejimin e kësaj ndeshje.

Gjithsesi ky takim tani ka përfunduar dhe Rostov duhet të pajtohet me faktin se kanë pësuar njërën nga humbje më turpëruese në histori të futbollit rus. /Telegrafi/