Telegrafi

Futbollistët e dua Hasin për trajner

Trajneri i skuadrës mbretërore, Anderlecht, nuk arriti të fitoj këtë edicion asnjë trofe me skuadrën e tij por kjo nuk e pengoi klubin e tij që ta mbajë edhe më tutje në krye të skuadrës.

Në një sondazh nga portali belg, ‘Knack.be’, kanë votuar 246 lojtarë të ndryshëm nga kampionati belg në pyetjen se me cilin trajner do të dëshironit të punonit.

Trajneri më i votuar ka qenë ai i nën kampionëve të Club Brugge, Michel Preud’homme me 39.8% të votave.

Ndërkohë, gjakovari Besnik Hasi ka zënë vendin e dytë me 20.3 % të votave nga futbollistët duke lënë mbrapa trajnerin e kampionëve të Gent Hein Vanhaezebrouck me 19.8% të votave nga futbollistët. /Telegrafi/