Lojtarët e Chelsea besojnë se menaxheri i tyre, Antonio Conte, është duke bërë çmos për t’u shkarkuar në verë nga drejtuesit e klubit londinez.
Conte dhe Chelsea nuk po përjetojnë sezonin më të mirë të tyre, pasi nuk janë në pozitë të mirë në Ligën Premier dhe në Ligën e Kampionëve.
Kjo ka bërë që trajneri italian shpeshherë të lidhet me një shkarkim nga drejtuesit e Bluve, por kjo deri më tani nuk ka ndodhur.
Sipas mediumit spanjoll El Confidencial, shumë lojtarë janë të mërzitur me taktikat e menaxherit italian.
Publikimi gjithashtu pohon se sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata është i pakënaqur me përjashtimin e tij të fundit nga ndeshjet, gjë që ka parë Eden Hazardin duke filluar në një pozicion sulmuesi si ‘9-sh i rremë’.
Hazard nuk e gëzon atë rol, dhe ka kritikuar haptazi taktikat e skuadrës në intervistat pas ndeshjes.
Duket se Conte është në një kurs përplasjeje me bord, dhe duke dështuar të përfundojë në katër vendet e para ose të fitojë Ligën e Kampionëve mund ta shohë atë të shkarkohet në maj.
Ky medium thekson se ndoshta dështimet e italianin janë edhe vet dëshirë e tij, pasi dëshiron shkarkimin nga drejtuesit. /Telegrafi/