Futbollistët dhe stafi i Interit janë të gatshëm të heqin dorë nga një pjesë e pagës së tyre për të përmbushur nevojat financiare të klubit pas ndalesës së kampionatit.
Gazetta dello Sport shkruan se pas bisedimeve të vazhdueshme mes klubit, trajnerit Antonio Conte dhe kapitenit Samir Handanovic, është arritur një marrëveshje.
Kjo pasi është marrë në konsideratë urgjenca e rëndë shëndetësore në Itali, stafi drejtues dhe lojtarët e skuadrës së parë janë gati të pranojnë uljen e pagave për pjesën e mbetur të sezonit aktual.
Në lidhje me detajet, do të priten zhvillimet e reja, që kanë të bëjnë me kalendarin e Serisë A, ku do të dihet edhe se a do të mbyllet sezoni aktual.
Pra, shumëçka do të varet nga kthimi, ose jo në fushë për t’i dhënë fund kampionatit. /Telegrafi/