Site icon Telegrafi

Futbollistët danezë vlejnë 350 milionë euro, Christian Eriksen pothuajse sa dy herë Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës do të takohet në kuadër të një ndeshje miqësore me kombëtaren daneze në stadiumin prishtinas të “Fadil Vokrrit”.

Danezët për herë të parë do të takohen me lojtarët tanë, ku këta të fundit renditen 120 pozita më poshtë se kundërshtarët e sotëm.

Sipas ueb-faqes së specializuar për vlerësimin e lojtarëve, transfermarkt.de, vlera totale e lojtarëve skandinav është tetë herë më e madhe se e “Dardanëve”.

Përfaqësuesja e Kosovës

Në fakt, kombëtarja e Danimarkës kushton së bashku 347 milionë euro, përkatësisht lojtari më i vlefshëm i tyre, Christian Eriksen, kushton 90 milionë euro.

Në anën tjetër, gjithë lojtarët e përfaqësueses sonë kushtojnë në total rreth 47 milionë euro, apo rreth dy herë më pak se Eriksen që kërkohet nga Real Madridi.

Kujtojmë se Danimarka suksesin më të madh në futboll e ka arritur në kampionatin evropian të vitit 1992, ku atëbotë ishin shpallur kampion.

Ndryshe, danezët kanë fituar edhe Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike të vitit 1906. /Telegrafi/

Vlera e futbollistëve të Kosovës (Foto Transfermarkt.de)

 

Vlera e futbollistëve të Danimarkës (Foto Transfermarkt.de)
Exit mobile version