Site icon Telegrafi

Futbollistë të Kosovës marrin pasaportë shqiptare

Futbollistja kosovare Gresa Berisha, e cila jeton mes Prishtinës dhe Shkodrës, prej 3 javësh është shtetase e Shqipërisë.

Ajo është pjesë e ekipit të femrave të Vllaznisë dhe kombëtares shqiptare, por përfitimet shkojnë përtej sportit.

“Pasaporta ka të njejtën vlerë si me të Kosovës, është mirë t’i kesh të dyja, veçse me atë shqiptare lëvizet më shumë”, u shpreh Gresa.

Edhe Kombëtarja e Kosovës e kërkonte, por zgjodhi atë shqiptare.

Luana Zajmi, Adrian Bajrami, Flamur Tahiri dhe Lorik Konjuhi të cilët janë futbollistë të kombëtareve të futbollit, morën gjithashtu pasaportë shqiptare.

Prej 2020-s në ligjet shqiptare është futur shtetësia e veçantë. Atë e merr një person që ka kontribut në art, kulturë, arsim, shkencë, sport, interes kombëtar dhe investitorë në ekonomi. Porcedurat mbyllen për 1 muaj.

Lexo po ashtu Shqipëria do t'i japë shtetësinë të huajve me kontribute të spikatura në arsim, shkencë dhe sport

“Do të vendoset dyshemeja e investimit që duhet të bëjë i huaji për të marrë shtetësinë”, thotë Bledar Skënderi nga Agjencia për Hartimin e Politikave të Veçanta të Shtetësisë.

Po sa të sigurta janë figurat që futen në këtë kategori?

“Do të përfshihen SHISH dhe agjensi të tjera inteligjente”, u shpreh Skënderi.

Shtetësinë shqiptare për interes kombëtar mund ta marrin personalitete që kanë ndihmuar Shqipërinë në vite.

“Kryeministra apo president, kryesisht kosovarë”, shtoi Skënderi.

Agjencia për Hartimin e Politikave të Veçanta të Shtetësisë që menaxhon të gjithë procesin, do të caktojë së shpejti dhe tarifat për secilin nga kategoritë. Për investitorët shtetësia do të kushtojë më shtrenjtë. /Euronews Albania/

Exit mobile version